Fluturimet direkte mes Rusisë dhe Egjiptit, të ndërprera që prej fundit të vitit 2015 pas atentatit kundër një çarteri rus në Sinai, do të rifillojnë në muajin shkurt, njoftoi sot ministria ruse e Transporteve.
Vendimi u njoftua pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e sigurisë ajrore mes Moskës dhe Kajros.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është hapi i parë drejt rifillimit të fluturimeve mes vendeve tona”, theksoi sot ministri rus i Transporteve, Maxime Sokolov në një komunikatë.
“Fluturimet direkte mes Moskës dhe Kajros do të rifillojnë duke nisur nga 1 shkurti”, theksoi nga ana e tij ministri egjiptian i aviacionit civil, Cherif Fathy, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Egjiptit u përkeqësuan që prej tetorit 2015 pas sulmit në territorin egjiptian kundër një Airbusi të një kompanie ruse që shkaktoi të paktën 224 të vdekur dhe që u mor përsipër nga grupi i Shtetit Islamik.