Botë

Stoltenberg: Jemi të shqetësuar me Rusinë, por mos ta dramatizojmë situatën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se Aleanca është e shqetësuar në lidhje me veprimet e mundshme të Rusisë, por se nuk duhet dramatizuar situatën.

“Ne jemi të shqetësuar në lidhje me veprimet e mundshme dhe synimet e Rusisë, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme të mos e dramatizojmë situatën”, tha Stoltenberg, transmeton Ksp.