PSoE: Rritje e pabarazisë sociale në botë, kryesisht në SHBA

PSoE: Rritje e pabarazisë sociale në botë, kryesisht në SHBA

14 dhjetor 2017 16:00

Paris, 14 dhjetor – Pabarazitë janë rritur ndjeshëm në botë prej viteve ’80, kryesisht në SHBA, sipas një raporti të hartuar nga disa ekonomistë me emër, që ngrenë shqetësimin e një përkeqësimi të mundshëm të fenomenit deri në 2050.

”Evropa, Afrika, Azia apo kontinenti amerikan, pabarazitë janë rritur në pothuajse në të gjitha rajonet e botës”, bën të ditur raporti për pabarazitë globale, e publikuar sot dhe që krahason në mënyrë të pazakontë shpërndarjen e pasurive në nivel botëror dhe ecurinë e saj prej gati katër dekadash.

Ky fenomen është zhvilluar me ritme të ndryshme në varësi të rajoneve, saktësojnë hulumtuesit, që raportojnë për një rritje të konsiderueshme të pabarazive në SHBA, por gjithashtu në Kinë dhe në Rusi, vende ku ekonomitë kanë regjistruar një liberalizim të madh gjatë viteve ’90.

Sipas raportit të përpiluar nën drejtimin e Lucas Chancel nga Paris School of Economics (PSoE), dhe Thomas Piketty, autor i bestsellerit “Kapitali i shekullit XXI”, pjesa e të ardhura kombëtare nga 10 për qind e tatimpaguesve më të pasur është rritur nga 21 për qind në 46 për qind në Rusi dhe nga 27 për qind në 41 për qind në Kinë mes viteve 1980 dhe 2016.

Në SHBA dhe në Kanada, kjo normë u rrit nga 34 për qind në 47 për qind, ndërsa Evropa përjetoi një rritje më të moderuar nga (33 për qind në 37 për qind).

”Në Lindjen e Mesme, në Afrikën Subsahariane dhe në Brazil, pabarazitë kanë qenë relativisht të qëndrueshme por në nivele më të larta”, saktësoi raporti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme