Ushtria izraelite godet objektiva të Hamasit pas sulmeve me raketa

Ushtria izraelite godet objektiva të Hamasit pas sulmeve me raketa

14 dhjetor 2017 15:58

Gaza, 14 dhjetor - Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur sot në mëngjes tre objekte ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmeve të fundit raketore.

Burimet mjekësore në Gazë thanë se pas sulmit nuk ëshë raportuar asnjë i plagosur.

Lëshimet e raketave nga enklava bregdetare e kontrolluar nga Hamasi dhe sulmet izraelite janë rritur pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, javën e kaluar.

Gjatë sulmit ajror izraelit, në fundjavë u vranë dy militantë.

Ndërkohë që , qindra palestinezë janë plagosur në përleshjet me ushtrinë izraelite dhe dy prej tyre janë vrarë përgjatë kufirit Izrael-Gaza.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme