Botë

Plagoset Pistorius, sherr me një tjetër të burgosur

Nuk kanë të sosur telashet për atletin paralimpik, Oscar Pistorius, i dënuar me 13 vite e 5 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Afrikën e Jugut për vrasjen e ish-të fejuarës së tij, Reeva Steenkamp.

Sipas “Daily Mail”, Pistorius ka mbetur i plagosur pas një sherri në burgun e Atteridgeville, në periferi të Pretorias.

Mësohet se ka qenë pikërisht kampioni paralimpik inciatori i zënkës. 31-vjeçari, ndërsa po mbate radhën për të folur në telefon, është konfrontuar me një tjetër të burgosur.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar se kush ishte shkaktari i dhunës dhe nëse vërtetohet se gjithçka ka nisur nga Pistorius, atëherë ai mund të humbasë të gjitha privilegjet që kishte marrë nga vendimi i gjykatës për shkak të gjendjes së tij fizike.