Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme të furnizimit me rrymë Foto: Reuters

Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme të furnizimit me rrymë

12 dhjetor 2017 14:50

Një shpërthim vdekjeprurës dhe zjarr që u shpërnda në shpërndarësin kryesor të gazit në Austri të martën ka detyruar Italinë të shpall gjendje të jashtëzakonshme di pasojë e mungesës së furnizimit.

Një person vdiq dhe 18 të tjerë u lënduan nga shpërthimi në Baumgarten, Austria lindore.

Një zëdhënës policie ka thënë: “Ka ndodhur një shpërthim rreth orës 8:45 të mëngjesit dhe një zjarr. Një zonë e gjerë është rrethuar dhe pritet të ketë disa të lënduar”, raporton “The Guardian”.

Në Britani, që është tregu më i madh evropian i gazit, çmimi i tij u rrit për 35 për qind, që është niveli më i lartë në katër vjet.

“Gas Connect Austria”, që operon me zonën Baumgarten, ka thënë se zjarri është vënë nën kontroll. Policia ka thënë se shkaktari ka qenë i natyrës teknike, transmeton Koha.net.

Ky shpërndarës është i rëndësishëm për transitin e gazit në Evropë, pasi transportohet përmes Sllovakisë dhe Gjermanisë në disa tubacione tjera. Më pas, ato shpërndahen përgjatë Evropës përmes rrjetit austriak të transmisionit.

“Gas Connect Austria” ka thënë se shpërndarja në kufijtë jugor dhe juglindor të Austrisë do të preket deri në njoftimin e radhës.

E Italia ka shpallur gjendje emergjente si pasojë e shpërthimit. Ministri i Industrisë ka thënë se vendi tani përballet me problem “serioz” të furnizimit me energji elektrike.

Edhe shtegu kryesor sllovak i gazit për në Austri është bllokuar si pasojë e zjarrit.

“Gazprom Export” i Rusisë ka thënë se po tenton të ridrejtojë rrjedhën e gazit dhe të sigurojë furnizim të papenguar.

Çmimi i gazit në Evropë u rrit nga brenga e furnizimit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme