Botë

Shpërthim në një fabrikë në Austri

Një shpërthim i madh tronditi fabrikën e gazit natyror në Austrinë lindore me ç’rast vdiq një person dhe së paku 18 vlerësohet se janë lënduar, raporton KTV.

Zjarri ndodhi pas shpërthimit në fabrikën Baumgarten, rreth orës 08:45 këtë mëngjes.

Fabrika ndodhet në lindje të Vjenës afër kufirit me Sllovakinë.

Nga raportet e pakonfirmuara kuptohet se numri i të lënduarve mund të jetë më i madh e zjarrfikësit dhe ambulancat janë në vend të ngjarjet.

Kjo fabrikë importon gaz nga Rusia, e që më pas distribuohet në Gjermani dhe Itali.