Qeveritë evropiane janë me vetëdije bashkëfajtore në torturimin dhe abuzimin e refugjatëve dhe migrantëve në Libi, tha organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International.
Në përpjekje për të frenuar migrimin, BE po mbështet në mënyrë aktive “një sistem të abuzimit dhe shfrytëzimit” në brigjet e Libisë, thuhet në raport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të njëjtit, fondet e BE-së shkojnë tek autoritetet që punojnë me milici dhe kontrabandistë të njerëzve, shkruan rel.
Bashkimi Evropian ka siguruar anije, trajnim dhe fonde për rojën bregdetare të Libisë.
Libia është rrugëkalimi kryesor për migrantët që bëjnë përpjekje të arrijnë Evropën.
Arritjet në Itali – destinacionin kryesor të anijeve – kanë rënë ndjeshëm pasi BE i ka ndarë fonde rojës bregdetare.
Por, Amnesty tha se ajo po punon me bandat kriminale dhe kontrabandistët e njerëzve, të cilët janë fajtorë për një sërë abuzimesh, me dijeninë e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
Rruga për të parandaluar migrimin ka rezultuar me “paraburgime masive dhe arbitrare” të refugjatëve dhe emigrantëve, tha Amnesty International.