Përpjekje për sulm terrorist në New York – sulmuesi plagos veten dhe tre të tjerë Foto: Reuters

Përpjekje për sulm terrorist në New York – sulmuesi plagos veten dhe tre të tjerë

11 dhjetor 2017 17:55

Një person ka aktivizuar një bombë të lidhur për trupin e tij në lagjen Menhatën të New Yorkut, duke plagosur veten dhe tre njerëz të tjerë.

Policia tha se shpërthimi ka ndodhur në një terminal autobusësh pranë sheshit Times Square.

“Kjo ka qenë përpjekje për sulm terrorist”, tha kryetari i New Yorkut, Bill de Blassio, raporton REL.

“Faleminderit Zotit që autori nuk e ka arritur qëllimin përfundimtar”, tha ai.

Edhe komisionari i policisë, James O’Neill, tha se shpërthimi ka qenë përpjekje për sulm terrorist.

Zyrtarët policorë e identifikuan të dyshuarin si Akayed Ullah, 27 vjeç.

Ullah, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes, jeton në lagjen Bruklin të New Yorkut dhe raportohet të jetë me prejardhje nga Bangladeshi.

Zyrtarët thanë se shpërthimi me sa duket ka qenë i rastësishëm dhe se bomba ishte një mjet shpërthyes, i bërë në kushte shtëpie, me material të dobët.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se presidenti Donald Trump është njoftuar për incidentin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme