“Pew”: Myslimanët në Evropë, në rritje

“Pew”: Myslimanët në Evropë, në rritje

10 dhjetor 2017 14:52

Një studim i Institutit të Kërkimeve “Pew” në Washington tregoi se, numri i myslimanëve në Evropë do të rritet, por kjo, sipas ekspertëve, nuk është arsye për të ndjellë fantazmën e islamizimit të Perëndimit.

“Kontinenti i vjetër do të bëhet më mysliman”, ishin të përmbledhura në pak fjalë kryetitujt e shumicës së medieve gjermane, kur raportuan rezultatet e hulumtimit.

“Populistët e djathtë dhe islamofobët e të gjitha ngjyrave, që paralajmërojnë prej vitesh rrezikun e islamizimit dhe krijimit të një ‘Eurabia’ në Gjermani dhe në Perëndim, tani – thotë “Deutsche Welle”, – i shohin përfytyrimet e tyre më të këqija të konfirmuara nga Shtetet e Bashkuara”.

Megjithatë, analistët këmbëngulin se nuk duhet pasur frikë nga një zhvillim i tillë. Argumenti i tyre është se, “Islami” nuk ekziston si një njësi statike, e pandryshueshme, dhe myslimanët nuk janë një bllok monolit në asnjë vend të botës.

“Nuk është vetëm feja që përcakton sjelljen, – citon “Deutsche Welle” opinionistin Loay Mudoonhl. – Ata nuk janë ‘automatë të Kuranit’”, shton ai.

Shifra të reja vërtetojnë se, gjithmonë e më pak myslimanë në Evropë e jetojnë në mënyrë aktive fenë e tyre. Një tërheqje në heshtje nga besimi, sa vjen e po bëhet më e dukshme, pavarësisht të gjitha fantazive për sundim të botës nga islamikët radikalë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme