Botë

Tsipras: Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit mund të jetojmë paqësisht në Ballkan

Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, solidaritetit dhe respektit ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, si Traktati i Lozanës, ne mund të jetojmë paqësisht në rajonin e Ballkanit, deklaroi sot kryeministri grek, Alexis Tsipras, pas përfundimit të samitit të dytë katërpalësh ndërmjet Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, që u zhvillua në Beograd.

“Ne kemi këtë organizëm të ri, që është i rëndësishëm për rrugën e përbashkët të vendeve tona dhe të së ardhmes së përbashkët në Ballkan”, u shpreh Tsipras, transmeton kp.

Kryeministri grek tha se bashkëpunimi i katër vendeve ballkanike me presidencën e radhës të BE-së nga ana e Bullgarisë është një mundësi e re për të promovuar idetë e reja, besimin si edhe për të promovuar Agjendën e Selanikut 2003 për të ardhmen e Ballkanit.

“E lehtë apo e vështirë, ne jemi fqinjë dhe fatin tonë duhet ta marrim në duart tona”, deklaroi ai.