Mogherini: Zgjidhja e konfliktit Izrael – Palestinë, me dy shtetet kryeqytet Jerusalemin

Mogherini: Zgjidhja e konfliktit Izrael – Palestinë, me dy shtetet kryeqytet Jerusalemin

07 dhjetor 2017 17:02

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, deklaroi sot se BE-ja ka thënë se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i të dyja shteteve Izraelit dhe Palestinës, dhe duhet të zgjidhet ndërmjet këtyre shteteve.

SHBA-ja dje ka njohur Jerusalemin zyrtarisht kryeqytet të Izraelit, gjë që ka shkaktuar trazira të mëdha si dhe pakënaqësi, transmeton kp.

“Bashkimi Evropian ka qëndrim të qartë dhe unik. Besojmë se zgjidhja e vetme reale e konfliktit Izrael-Palestinë iu përket dy shteteve, ndërsa Jerusalemi do të ishte kryeqytet i të dyja shteteve”, tha Mogherini duke iu referuar vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme