Botë

KS i OKB-së mblidhet nesër për shkak të vendimit të Trumpit për Jerusalemin

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme me rastin e vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që të pranojë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Siç transmeton CBS News, mbajtjen e seancës urgjente e kanë kërkuar tetë vende anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Trump dje mori vendim për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe po ashtu vendosi për bartjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Edhe Çekia ka marrë vendim për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.