Çekia njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe shtetit të ardhshëm palestinez

Çekia njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe shtetit të ardhshëm palestinez

07 dhjetor 2017 10:01

Autoritetet e Republikës së Çekisë kanë njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, por njëherit kanë njohur edhe si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez, bën të ditur AA.

“Republika e Çekisë edhe para arritjes së marrëveshjes paqësore mes Izraelit dhe Palestinës njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në kufijtë e vitit 1967”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi.

Ndonëse në njoftim theksohet se Çekia njeh Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez, ky qëndrim i Pragës zyrtare është në kundërshtim me institucionet zyrtare të Bashkimit Evropian.

Hapi i autoriteteve çeke vijon pas vendimit kundërthënës të SHBA-ve për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Bashkimi Evropian më parë shprehu shqetësimin se ky hap i Washingtonit mund të rrezikojë proceset paqësore në Lindjen e Mesme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme