Pamje apokaliptike në Kaliforni

Pamje apokaliptike në Kaliforni

07 dhjetor 2017 09:52

”Jemi përpara një ngjarje ekstreme”. Kryebashkiaku i Los Angeles, Eric Garcetti, nuk përdor aspak një gjuhë diplomatike për të përshkruar emergjencën që po përjeton qyteti dhe shumë zona të tjera të Kalifornisë gjatë këtyre orëve.

Zjarri deri më tani ka vrarë një person dhe ka shkatërruar mbi 150 ndërtesa duke detyruar 30 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre në jug të Kalifornisë. Tashmë flakët kanë mbërritur në Los Angeles duke detyruar autoritetet që të largojnë banorët edhe nga ajo zonë.

Me mijëra zjarrfikës janë angazhuar në betejën deri tani të humbur ndaj flakëve, që kanë shkrumbuar më shumë se 40 mijë hektarë pa u ndalur aspak.

Autoritetet dhanë paralajmërime edhe për zonat që nuk janë prekur nga zjarret, pasi tymi i dendur ka mbuluar sipërfaqe shumë më të mëdha sesa flakët. Mediet amerikane raportojnë se tymi i zjarreve mund të shihet edhe nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar në orbitën e Tokës.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme