Kitaroviq: Kroacia nuk është fajtore, u mbrojt nga agresioni serb

Kitaroviq: Kroacia nuk është fajtore, u mbrojt nga agresioni serb

07 dhjetor 2017 08:56

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së hodhi poshtë fajësinë e Kroacisë dhe të popullit kroat për krimet e pretenduara të luftës, e cila tha se Kroacia ishte e ekspozuar ndaj "agresionit serb, me qëllim të krijimit të një Serbia të madhe".

Ajo pohoi se kur tha agresion e madh serb, ajo nuk mendonte për qytetarët serbë, por vetëm për politikën dhe punën e ish-Jugosllavisë, dhe ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq.

"Kur është fjala për ndjekjen penale të krimeve të luftës, për agresionin kundër Kroacisë, Kroacia mund të jetë mesatarisht e kënaqur", tha Grabar Kitaroviq, e cila kujtoi aktgjykimin e formës së prerë kundër Milan Martiq dhe Milan Babiq, të cilët kanë themeluar një ndërmarrje të përbashkët kriminale “me qëllim për të dëbuar popullatën kroate dhe për të pushtuar territore kroate, me qëllim të krijimit të një Serbia të madhe".

"Kroacia mbështet plotësisht punën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe respekton të gjitha ligjet e saj, edhe pse herë pas here ka shprehur mospajtim me aspekte të caktuara të punës së Gjykatës", tha presidentja kroate dhe shprehu keqardhje që krijuesi kryesor i projektit për Serbinë e Madhe Sllobodan Millosheviq “shmangu një gjykim përfundimtar, që konsiderohet një zbrazëti e madhe në vendimin e Gjykatës".

Presidentja kroate tha se vendimi i Gjykatës ndaj Ratko Mladiqit solli lehtësim për familjet e viktimave të tij dhe veçmas atyre të gjenocidit në Srebrenicë, “këtu unë përsëri duhet të kujtoj se në Kroaci në vitin 1991, filloi fushata ushtarake, që më vonë do të vazhdonte në Bosnje dhe Hercegovinën fqinjë", tha Kitaroviq.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme