Guterres: Jerusalemi është çështje që duhet zgjidhur me bisedime direkte të dy palëve

Guterres: Jerusalemi është çështje që duhet zgjidhur me bisedime direkte të dy palëve

06 dhjetor 2017 20:42

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka theksuar se statusi i Jerusalemit është çështje që duhet zgjidhur përmes bisedimeve të drejtpërdrejta të Palestinës dhe Izraelit, raporton aa.

"Jerusalemi është çështje që duhet zgjidhur përmes bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy palëve, duke marrë për bazë rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së", ka thënë Guterres.

Reagimi vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme