Hamas: Trumpi “hapi portën e ferrit” Foto: Reuters

Hamas: Trumpi “hapi portën e ferrit”

06 dhjetor 2017 20:38

Hamasi ka reaguar ndaj vendimit të shefit të shtetit amerikan për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Organizata ka deklaruar pak kohë pas këtij vendimi se Trump me ndërmarrjen e këtij hapi “ka hapur portën e ferrit”.

Presidenti i SHBA Donald Trump e shpalli Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke treguar në fillim të një qasjeje të re të konfliktit izraelit-palestinez.

Përveç kësaj, Trump ka treguar gjithashtu se SHBA do të transferojë ambasadën nga Tel Avivii në Jerusalem, por se SHBA ende mbështesin "dy zgjidhje shtetërore".

Në bazë të planit të OKB-së në vitin 1947 parashikohet ndarja e Palestinës në tre entitete: shtetin hebre dhe një shtet arab, dhe se Jerusalemi të jetë një "corpus separatum" (trup i veçantë, entitet), nën një regjim të veçantë ndërkombëtar.

Plani u pranua nga udhëheqësit sionistë, por udhëheqësit arabë e kundërshtuan atë.

Pas përfundimit të mandatit të Britanisë së Madhe mbi Palestinën, Izraeli shpalli pavarësinë në maj 1948, me Jerusalemin perëndimor si kryeqytet të tij, ndërsa Jerusalemi lindor ishte i kontrolluar nga Jordani.

Izraeli e mori pjesën lindore të Jerusalemit në luftën gjashtë ditore në vitin 1967. Në bazë të ligjit të vitit 1980, Jerusalemi u bë kryeqyteti “i përjetshëm” i Izraelit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme