SHBA-ja njeh Jerusalemin kryeqytet të Izraelit Foto: Reuters

SHBA-ja njeh Jerusalemin kryeqytet të Izraelit

06 dhjetor 2017 19:21

Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka njoftuar se ka marrë vendimin që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ka urdhëruar bartjen e ambasadës atje nga Tel Avivi.

Trump i është referuar vendimit të Kongresit të vitit 1995 për këtë çështje, transmeton KTV.

“Pas shumë shtyrjeve ju njoftoj se sot kam marrë vendimin që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit”, ka thënë Trump në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.

Trump është paralajmëruar se mund të ketë tensione dhe dhunë për shkak të vendimit. Vendimin e kanë kundërshtuar palestinezët si dhe aleatët e SHBA-së në Bashkimin Evropian.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme