Botë

Serbia nuk arrin marrëveshje për kufirin me BeH

Descriptive Text

Beograd, 6 dhjetor – Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se nuk është arritur një marrëveshje për kufirin BeH-Serbi.

Deklarata e presidentit të Serbisë u bë pas takimit që realizoi në Beograd me kryetarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Dragan Çoviq, dhe anëtarët Bakir Izetbegoviq dhe Mlladen Ivaniq, në të cilën Vuçiq tha se i vjen keq që nuk kanë mundur të zyrtarizojnë marrëveshjen për kufirin mes dy shteteve.

“Miqve tanë nga BeH u dhamë propozimet në përputhje me Marrëveshjen nga Sarajeva. Fituam përshtypjen se ata parimisht u dakorduan, por do të presim të shohim se çfarë do të bëjnë fqinjët tanë lidhur me kufirin. Plani ynë fillestar ishte që hidrocentralet 'Zvornik' dhe 'Bajina Bashta' të përfshihen të tëra brenda territorit tonë. BeH nga ana e saj dëshiron që kjo të përdoret si shërbim konform të drejtës ndërkombëtare në 99 vitet e ardhshme. Jemi të gatshëm që të njëjtën ta ofrojmë edhe në territorin të cilin e dëshiron BeH-ja. Lidhur me Priboin dhe Rudon, jemi të mendimit të këmbejmë një për një metër të territorit”, tha Vuçiq, sipas të cilit Serbia ka pasur një qasje korrekte, dhe ka bërë të pamundurën që të arrihet një marrëveshje.

“Bëmë kompromise. Fatkeqësisht sot nuk ishte e mundur një marrëveshje përfundimtare”, tha Vuçiq.