Botë

Ministri zviceran zgjidhet presidenti i ri i Zvicrës

Ministri zviceran i Punëve Sociale, Alain Berset do të shërbejë si presidenti i vendit vitin e ardhshëm, sipas vendimit të parlamentit.

Presidenca zvicerane kryen një rotacion të përvitshëm midis anëtarëve të kabinetit.

Berset do të zëvendësojë ministren e Mjedisit dhe Transportit, Doris Leuthard dhe pritet të marrë detyrën e tij në fillim të vitit, raporton KP.

Votimi për socialdemokratin 45-vjeçar ishte i pakontestueshëm.

Berset mori 210 vota nga 228 deputetët që ishin të pranishëm në legjislaturën në Bernë.

Berset mbajti një fjalim inaugurues në katër gjuhët zyrtare të Zvicrës, duke filluar me gjuhën e tij të nënës, frëngjishten dhe më pas në gjuhën italiane, romançe dhe gjermane.

“Shoqëria zvicerane duhet të kërkojë unitet për të përmbushur sfidat, si globalizimi dhe revolucioni digjital”, tha ai.

“Stabiliteti social është çelësi për të mbrojtur pasurinë e Zvicrës”, tha Berset, posti qeveritar i të cilit mbulon sigurimet shoqërore, shëndetësinë dhe çështjet kulturore.