Ankara, 6 dhjetor - Kompania shtetërore e naftës, “Petro China”, ka zbuluar të hënën vonë në basenin Junggar i cili shtrihet në rajonin autonom Xinjiang Uygur, një fushë që është burim i madh i naftës.
Radioja Ndërkombëtare e Kinës thotë se rezervat e zbuluara me naftë, paraqesin një nga fushat më të mëdha të naftës në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZbulimi i fundit ka potencialin për një rezervë prej një miliard ton, shkruan agjencia kineze e lajmeve Xinhua, duke cituar gjeologun Tang Yong, i punësuar në kompaninë "Petro China".
Në dy vitet e fundit, "Petro China" prodhoi në këtë rajon 1.38 milionë ton naftë, ndërkohë që sipas planeve të saj, në periudhën 2016 – 2020 pritet të prodhohen 6 milionë ton të tjera.