Gjermani, mbi 50 të plagosur në aksidentin hekurudhor

Gjermani, mbi 50 të plagosur në aksidentin hekurudhor

05 dhjetor 2017 23:03

Të paktën 50 persona janë plagosur sot në mbrëmje pas përplasjes së dy trenave pranë Dyseldorfit, në perëndim të Gjermanisë, njoftoi policia federale.

“Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 19:30, kur një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash pranë stacionit të Meerbusch, në shtetin rajonal të Rhenanies”, njofton “Deutsche Bahn”, kompania kombëtare e hekurudhave.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Treni i pasagjerëve i përkiste kompanisë “National express”, krijuar kur “Deutsche Bahn” privatizoi disa linja rajonale këto vitet e fundit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme