Botë

Përkrahësit e lirojnë Saakashvilin nga furgoni i policisë

Përkrahësit ukrainas të ish-presidentit gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, e kanë liruar atë nga një furgon i policisë të martën, pasi ndalimi i tij nxiti përleshje me policinë në Kiev, tregojnë pamje televizive, raporton Reuters.

“Ju urdhëroj të nisni një protestë paqësore për të hequr (Presidentin Petro) Poroshenko, nuk duhet të frikësoheni nga asgjë”, u ka thënë Saakashvili turmës së mbledhur përmes një megafoni pasi u nxor nga një veturë edhe përkundër rezistencës nga policia.