Ish-Presidenti gjeorgjian kërcënon se do të hidhet nga kulmi, ka një mesazh për popullin

Ish-Presidenti gjeorgjian kërcënon se do të hidhet nga kulmi, ka një mesazh për popullin

05 dhjetor 2017 10:26

Ish-Presidenti gjeorgjian, Mikhail Saakashvili, ka ngritur në këmbë të gjitha forcat e sigurisë, pasi është ngjitur në çatinë e një ndërtese nga ku kërcënon se do të hidhet.

“Populli i Ukrainës të bashkohet. Mos lejoni që Poroshenko të më marr peng sipas urdhrit të Putinit”, është dëgjuar të thotë ai.

Kolegu i ish-presidentit gjeorgjian, David Sakvarelidze ka deklaruar se persona të panjohur kanë thyer sot derën e apartamentit të Saakshvilit.

Ish-presidenti ka kërcënuar disa minuta se do të hidhet nga ndërtesa, por policia ka ndërhyrë në kohë duke e neutralizuar, e më pas edhe arrestuar.

Aventura e rrezikshme e Saakashvilit erdhi pasi Shërbimet e Sigurisë në Ukrainë po ndërmerrnin një kontroll në banesës së tij. Lëvizja e forcave të sigurisë vjen dy ditë pasi partia e tij Lëvizja e Forcave të Reja organizoi një tubim masiv në Kiev duke kërkuar pezullimin e presidentit ukrainas Petro Poroshenko, shkruan shekulli.

Është i njohur konflikti direkt që ka Saakashvili me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko. Ky i fundit nuk ka nguruar të përdorë madje edhe instancën e Zyrës së Prokurorit kundër armikut të tij.

Më herët Saakashvili dhe Poroshenko kanë qenë dy aleatë të ngushtë. Në maj të vitit 2015, Poroshenko e emëroi Saakashvilin në mënyrë sensacionale Guvernator të Odessa Oblast.

Ai e mori detyrën më premtimet për reforma të mëdha, por së fundmi nuk korri veçse dështime në detyrë. Marrëdhënia e Saakashvilit dhe Porshonekos pësoi një çarje çka solli për pasojë heqjen e mandatit të tij si guvernator.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme