Supremja në SHBA lejon zbatimin e urdhrit të Trumpit për udhëtim

Supremja në SHBA lejon zbatimin e urdhrit të Trumpit për udhëtim

04 dhjetor 2017 22:37

Gjykata Supreme në SHBA e ka lejuar zbatimin e plotë të urdhrit të Presidentit Donald Trump për ndalimin e hyrjes së të gjithë banorëve nga 6 shtete myslimane për në SHBA.

7 nga 9 gjykatësit e Supremes e kanë mbështetur vendimin kontradiktor të presidentit amerikan.

Që nga ardhja në pushtet në janar Trump lëshoi tre urdhra të tjerë ekzekutivë.

Në këtë mënyrë, hidhen poshtë vendimet e gjykatave të nivelit më të ultë që e bllokuan zbatimin e vendimit. Ndalesa vlen për shtetasit e Iranit, Sirisë, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme