Presidenti amerikan, Donald Trump, ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit apo nëse ai do të urdhërojë lëvizjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Avivi në Jerusalem, ka thënë këshilltari i tij, Jared Kushner.
Kushner, që është edhe dhëndër i presidentit Trump, tha mbrëmë se Trump po vazhdon t’i shqyrtojë opsionet e tij para shpalljes, e cila pritet këtë javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidenti do ta marrë vendimin e vet”, tha Kushner në një ngjarje të organizuar nga Instituti Brookings në Uashington, dhe ka shtuar se “ai ende po i shikon shumë fakte të ndryshme”.
Këto komente u bënë pas raporteve në mediat amerikane, në ditën e parë të këtij muaji, se presidenti Trump është afër për ta shpallur njohjen e Jerusalemit si kryeqytet, megjithëqë konsiderohet se ai do ta shtyjë vendimin eventual për lëvizjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.
Statusi i Jerusalemit është njëra prej çështjeve më kontestuese në konfliktin izraelito – palestinez.