Afro 20 mijë vetë kanë protestuar në Tel Aviv kundër korrupsionit dhe legjislacionit për të cilin thonë se synon mbrojtjen e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, nga hetimet.
Korrespondentët raportuan se demonstrata e djeshme ishte më e madhja gjatë tubimeve njëjavore kundër Netanyahut, i cili ballafaqohet me akuza për korrupsion, shkruan rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPropozimi i legjislacionit do ta bllokonte policinë izraelite nga publikimi i gjetjeve dhe dhënia e rekomandimeve te Zyra e prokurorëve për aktakuzat e ndërlidhura me zyrtarët publikë.
Mbështetësit e legjislacionit thonë se do të mbroheshin të drejtat e të dyshuarve, por kritikët kanë thënë se ndryshimet do të shërbenin vetëm për t’i mbajtur informacionet larg nga opinioni për hetimet penale ndaj Netanyahut.
Kryeministri Netanyahu është i dyshuar për involvim në dy hetime për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës, përfshirë akuzat se ai ka marrë dhurata nga shefi i njohur i Hollivudit i lindur në Izrael, Arnon Milchan, dhe nga miliarderi australian, James Packer.