Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndërpriten përpjekjet për gjetjen e nëndetëses argjentinase

Flota e Argjentinës tha se i ka ndërprerë përpjekjet për të shpëtuar 44 anëtarët e ekuipazhit në bordin e një nëndetëseje që është zhdukur dy javë më parë në Atlantikun Jugor.

“Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të bëra, nuk ka qenë e mundur gjetja e nëndetëses”, tha zëdhënësi i flotës, Enrique Balbi. Nëndetësja ARA San Juan ka bërë kontaktin e fundit më 15 nëntor, kur ka raportuar probleme mekanike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve janë zbehur pas një shpërthimi të dyshuar që është raportuar pranë vendndodhjes së fundit të nëndetëses. Përpjekjeve për gjetjen e saj u janë bashkuar disa shtete, përfshirë: SHBA-në, Rusinë, Gjermaninë, Kanadanë, Brazilin e të tjera.