Botë

Letra-bombë shpërthen në selinë e FMN-së e të BB-së në Paris

Descriptive Text

Në selinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Babnkës Botërore në Paris, në avenynë Jena 66, ka ndodhur një shpërthim , në të cilin një persona ka pësuar lëndime, transmeton Koha.net raportimin e medieve të atjeshme.

Shpërthimi ndodhi pas hapjes së letrës – bombë, raportojnë mediet. Për pasojë një nëpunës i ri i FMN-së, i cili e hapi letrën, u plagos.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.