Një avokat tregon njërën prej mënyrave se si Praljak e futi helmin në Tribunal

Një avokat tregon njërën prej mënyrave se si Praljak e futi helmin në Tribunal

30 nëntor 2017 11:33

Avokati i njohur serb, Toma Fila në një deklaratë për “The Associated Press” ka treguar një mënyrë të mundshme se si gjenerali Sllobodan Praljak ka arritur të marrë helmin në Tribunalin e Hagës.

Fila, i cili ka mbrojtur të dyshuarit për krime lufte në Hagë ka thënë se helmi me lehtësi ka mundur të sillet në sallën e Tribunalit përmes avokatëve. Sipas tij, kontrollet e sigurisë për avokatët dhe stafin e gjykatës “është i njëjtë me atë të aeroportit”, transmeton Koha.net.

Zyrtarët e sigurimit mund të detektojnë objekte metalike dhe zakonisht konfiskojnë telefonat, por sipas avokatit serb, “pilulat dhe sasitë e vogla të lëngut” nuk mund të regjistrohen nga skanerët e sigurimit.

Gjykata e Hagës ka filluar hetimet se si i ka rënë në dorë helmi Praljakut, 72-vjeçar, i cili e piu atë derisa po i rikonfirmohej dënimi me burgim prej 20 vjetësh.

Gjatë seancës ai bërtiti: “nuk jam kriminel lufte” derisa piu helmin nga një shishe e vogël. “Sapo piva helm” shtoi ai, transmeton Koha.net. “Nuk jam kriminel lufte. Kundërshtoj dënimin”.

Praljak vdiq në një spital në Hagë përkundër përpjekjeve për t’ia shpëtuar jetën.

Ai ishte njëri nga gjashtë politikanët kroatë të dënuar me burgim për përfshirje në fushatë kundër myslimanëve në fillim të viteve ’90.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme