Botë

Anija spiune ruse shihet prapë shumë afër bazës së marinës në SHBA

Një anije spiune ruse është parë vetëm disa kilometra larg bazës së US Navy në bregdetin lindor për të dytën herë brenda këtij muaji, transmeton koha.net.

Anija SSV-175 Viktor Leonov është parë rreth 30 kilometra larg marinës së SHBA në King’s Bay të Georgia, kanë treguar zyrtarët.

Anija spiune, e cila njihet si AGI (Ndihmës i Inteligjencës së Përgjithshme) është nisur që të ndalet në Xhamaika gjatë muajit të ardhshëm, raporton CBS News.

Si rezultat i kësaj, CBS News thotë se zyrtarët e SHBA presin që anija ruse të bëjë edhe një ‘shëtitje poshtë e lartë bregut’ para se të niset drejt ishujve në jug të Kubës.

{gallery}