Botë

Sulm me armë zjarri në Londër

Qindra persona janë evakuuar nga Oxford Circus pas të shtënave me armë zjarri.

Policia ka rrethuar vendin e incidentit, derisa konsumatorët kanë mbetur të ngujuar në shitoret.

Incidenti ka ndodhur në ditën e “Black Friday’ , ku shumë konsumatorë ia kanë mësyrë shitoreve për shkak të lirimeve të mëdha.

Greg Bird tha se për MailOnline se ishte në një kafene në afërsi të stacionit Oxford Circus kur ai pa 50 persona duke bërtitur dhe duke ikur nëpër rrugë.

Policia ka paralajmëruar personat në rrugën Oxford që të qëndrojnë brenda nëpër lokale.

Sipas raportimeve të para bëhet fjalë për disa të shtëna në rrugën Oxford dhe metronë në stacionin Oxford Circus.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke shikuar mund[sinë e një sulmi terrorist.

Në fazën aktuale të hetimeve policia nuk ka bërë të ditur për ndonjë viktimë, apo të plagosur.

Transporti i Londrës përmes Twitter ka njoftuar se stacioni Oxford Circus është mbyllur, ndërkohë që kanë nisur hetimet lidhur me rastin.