Botë

May: Londra dhe BE-ja të ecin së bashku drejt marrëveshjeve

Descriptive Text

Bruksel, 24 nëntor – Londra dhe BE-ja duhet të përparojnë bashkë në negociatat e Brexit, insistoi sot në Bruksel kryeministrja britanike, Theresa May, ku evropianët shpresojnë nga ana e tyre për angazhime financiare të Britanisë së Madhe për të zhbllokuar bisedimet.

“Negociatat vazhdojnë, por dua të jem e qartë mbi faktin se ne duhet të përparojmë bashkë”, deklaroi May pasi mbërriti në Bruksel, para medias.

“I përket njëkohësisht edhe Britanisë së Madhe edhe BE-së që të kalojnë në fazën tjetër të negociatave”, insistoi May.

Theresa May mbërriti sot në kryeqytetin belg në kuadër të një samiti mes BE-së dhe vendeve të ish-BRSS-së.

Nga ana tjetër 27 vendet e BE-së vlerësojnë se vetëm angazhime të qarta nga Londra do të mundësojnë që të mbyllet faza e parë e bisedimeve, e përqëndruar në organizimin e largimit britanik në mars 2019./ /G.S/ a.jor.