Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pako me eksploziv për ministrin gjerman

Një pako me eksploziv është gjetur sot në Ministrinë e Financave të Gjermanisë, e cila ishte dërguar për ministrin e Financave, Volfgang Shojble.

”Pakoja u zbulua në kutinë postare të kësaj ministrie”, njoftoi policia gjermane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

”Në brendësi të pakos kishte një përzierje fishekzjarrësh, që mund të shkaktonte plagosje të rëndë nëse hapej”, theksoi ajo.

Pakoja kishte arritur rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe është gjetur gjatë skenimit rutinor.

Pas gjetjes së eksplozivit, i gjithë objekti është evakuuar për shkaqe sigurie, transmeton KP.