Botë

Mësimdhënësja kapet në flagrancë me drogë në shkollë

Një mësimdhënëse në St. John, në Indiana të SHBA është larguar nga puna, pasi është kapur duke konsumuar kokainë në klasë.

Samantha Cox (24) ishte filmuar në një klasë të zbrazët në Lake Central High School javën e kaluar.

Studentët i kanë dhënë videon drejtorit të shkollës, i cili ka ftuar policinë, transmeton kp.

Mësimdhënësja është larguar nga puna, por ajo njëherësh nuk do të qëndrojë në burg, pasi ka paguar kaucion prej një mijë dollarësh.

Image