Është dënuar me burgim të përjetshëm Ish-komandanti i serbëve në Bosnje, Ratko Mlladiq.
Tribunali i Hagës e ka shpallur krime luftë në Bosnje por jo edhe për gjenocid.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI njohur si Kasapi i Bosnjës, Mlladiq udhëhoqi forcat serbe drejt shumë krimeve të luftës siç ishte masakra e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë 8 mijë njerëz dhe rrethimin e Sarajevës për katër vjet me ç’rast u vranë rreth 10 mijë njerëz, raporton KTV.
Tribunali për krime lufte në Ish-Jugosllavi e shpalli atë fajtor për 10 pika të aktakuzës nga 11 sosh.
Mlladiq, 74 vjeçar nuk ishte në gjykatë kur është lexuar vendimi ndaj tij. Ai ishte larguar paraprakisht meqë fyente e shante gjykatësit. Ai ndodhej në gjykim në Hagë që nga arrestimi i tij në Serbi në vitin 2011.
Ai ishte mbrojtur dhe fshehur nga familja e tij në Serbi dhe elemente të forcave të sigurisë për 16 vjet.