Botë

Shesheli e quan dënimin e Mlladiqit “shpifje” për historinë e Serbisë

Lideri ultra- nacionalist serb, Vojisllav Sheshel, e ka quajtur dënimin e ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës, “shpifje” kundër të gjithë kombit dhe historisë serbe.

“Kjo është një shpifje e madhe për popullin serb, historinë e Serbisë. Ne kemi shumë argumente kundër kësaj shpifjeje”, ka thënë Sheshel për transmetuesin serb “Pink TV”, shkruan REL.

Këtë deklaratë Sheshel e bëri pasi tribunali në Hagë, shpalli Mlladiqin fajtor për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Srebrenicë, raporton DPA.