Botë

Pas vendimit për Mladiqin, shuhet Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi

Descriptive Text

Vendimi ndaj ish-gjeneralit të serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiq që do të shpallet të mërkurën, mund të jetë i fundit i Tribunalit për ish-Jugosllavi.

Gjykata me bazë në Hagë, ishte themeluar nga OKB-ja në vitin 1993 dhe ishte ndërveprimi më i madh në fushën e Kodit penal ndërkombëtar që nga koha kur aleatët gjykuan nazistët në Nuremberg, raporton KTV.

I përkrahur nga mandati i paqeruajtësve perëndimorë për të arrestuar dhe gatishmëria e Bashkimit Evropian për të kushtëzuar e bashkëpunuar në integrimin mes shteteve të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë, Tribunali kishte shpallur 161 vendime prej të cilave 83 ishin dënime.

Derisa vendimi për Ratko Mladiqin pritet, Asociacioni i Nënave nga masakra e Srebrenicës, ndryshe vrasja më e ashpër masive në Evropë që nga LDB, presin asnjë më pak sesa dënim me burgim të përjetshëm për të.

Rreth 8 mijë burra e djem myslimanë ishin vrarë nga serbët nën komandën e Mladiqit në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Analizat e ADN-së nga Komisioni Ndërkombëtar për personat e pagjetur, kanë identifikuar 6900 viktima.

Në anë tjetër, kritikët e Tribunalit thonë se puna e tij ishte e ngadalshme, e shtrenjtë dhe e dëmshme, meqë një numër i të akuzuarve për krime lufte u liruan.

Mes tjerash figura kryesore e gjakderdhjes në Ballkan, ish-presidenti serb Slobodan Milosheviq vdiq në burg pa dënim ndaj tij dhe disa gjykime u komprometuan shkaku i kërcënimeve ndaj dëshmitarëve.

Tribunali ishte paraparë të ndihmojë pajtimin në ish-Jugosllavi, por revizionizmi është i përhapur shumë në këto troje dhe kriminelët e luftës shpesh konsiderohen heronj.

Por, përkrahësit e Tribunalit thonë se institucioni do të mbetet pishtar i kërkesës për drejtësi dhe kreativitetit në dhënien e së njëjtës duke filluar nga Tribunalet për krimet në Afrikë e deri te ndëshkimi i diktatorëve dhe rastet me profil më të ulët.