Jep dorëheqje Mugabe

Jep dorëheqje Mugabe

21 nëntor 2017 16:59

Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe ka dhënë dorëheqje, njofton zëdhënësi i parlamentit, Jacob Mudenda.

Njoftimi për dorëheqjen e tij është i befasishëm pasi deputetët për një kohë të gjatë kanë debatuar rreth mocionit kundër liderit 93-vjeçar, raporton BBC.

Mugabe javën e kaluar refuzoi dorëheqjen edhe pse ushtria mori në kontroll shtetin pas disa ditësh protesta kundër regjimit të tij.

Ai ishte në fuqi që prej pavarësisë së Zimbabvesë në vitin 1980.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme