Botë

Të paktën 50 të vdekur nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Nigeri

Descriptive Text

Të paktën 50 persona e kanë humbur jetën në sulmin vetëvrasës në një xhami në lindje të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç transmetojnë mediat nigeriane, sulmi vetëvrasës është kryer në xhami në krahinën lindore Adamawa, saktë në rajonin Mubi.

Zëdhënësi i policisë i kësaj krahine Osman Ebubekir tha se sulmi ndodhi në ora 5:20 sipas kohës lokale.

“Nga sulmi në Mubi kanë humbur jetën të paktën 50 persona. Sulmi është kryer pas faljes së namazit të sabahut, ndërsa e kreu një i ri i moshës rreth 17 vjeç”, tha Ebubekir.

Ndonëse ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, supozohet se prapa tij qëndron organizata terroriste Boko Haram.

Ka shqetësime se numri i të vdekurve si pasojë e sulmit mund të rritet.