Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten 20 anëtarë të DEASH-it në Aganistan

Në operacionin e realizuar në qarqet Açin dhe Çaparhar të provincës afgane Nangarhar janë vrarë 20 anëtarë të organizatës terroriste DEASH.

Në një deklaratë për AA, zëdhënësi i zyrës së Guvernatorit të Nangarhar-it, Ataullah Hogyani, ka konfirmuar se 20 anëtarë të DEASH-it janë vrarë në operacionet tokësore dhe ajrore të realizuara në qarqet në fjalë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke shprehur se në mesin e atyre që janë vrarë ndodhet edhe një drejtues i organizatës, Hogyani ka theksuar se në operacion janë plagosur edhe dy anëtarë të kësaj organizate. Ai shtoi se nuk ka civilë të lënduar në operacionin në fjalë.