Botë

Macron konsultohet me rivalët politik për të ardhmen e BE-së

Presidenti francez, Emmanuel Macron filloi sot takimet me liderët e partive politike franceze, për të diskutuar për çështjen e zgjedhjeve evropiane të vitit 2019 si dhe për të ardhmen e BE-së.

Sipas të përditshmes “Le Monde”, Macron është duke kërkuar që Franca të konsiderohet si një zonë elektorale e vetme në zgjedhjet evropiane të vitit 2019, që me shumë mundësi do të jetë një test në mes të mandatit për partinë e tij të re.

Madje presidenti francez ka propozuar që 73 vendet e Britanisë së Madhe në Parlamentin Evropian të zgjidhen nga një listë e re pan Evropiane, pasi britanikët do të largohen nga BE-ja në mars 2019.

Kjo ide u prit ftohtë nga partia kryesore opozitare e qendrës së djathtë Les Republicains (LR).

“Një listë pan evropiane mund të justifikohet vetëm në kontesktin e një Bashkimi Evropian federal dhe mund të krijojë distancë mes qytetarëve dhe përfaqësuesve”, theksoi Bernard Accoyer, sekretari i përgjithshëm i LR-së pasi u takua me Macronin.