Botë

Ukraina pezullon tregtinë me zonat e kontrolluara nga separatistët

Këshilli për Siguri dhe Mbrojtje i Ukrainës thotë se Kievi ka pezulluar të gjithë qarkullimin e mallrave në zonat e kontrolluara nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

Sekretari i Këshillit, Oleksandr Turchynov ka njoftuar për këtë vendim sot, pasi presidenti Petro Poroshenko propozoi pezullimin.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi qeveria ndërmorri hapa për t’i dhënë fund bllokadës së rrugës nga ukrainasit, që kundërshtojnë tregtinë me separatistët, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha në lindje të vendit.

Poroshenko tha se vetëm mallrat humanitare do të lejohen të kalojnë në zonat e mbajtura nga separatistët në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskit.

Sipas Turchynov, vendimi për bllokimin e mallrave do të mbes në fuqi derisa separatistët e mbështetur nga Moska, derisa speratistët t’ia rikthejnë nën kontroll Kivit, kompanitë në Donbas, ashtu siç ishin pajtuar në marrëveshjen e vitit 2015, të arritur në Minsk.