Botë

Gjykata Supreme e Irakut shpall antikushtetues referendumin kurd për pavarësi

Gjykata Supreme irakiane shpalli sot antikushtetues referendumin për pavarësi, të organizuar në muajin shtator në rajonin autonom të Kurdistanit, episodi i fundit i krizës mes Bagdadit dhe Erbilit lindi nga ky konsultim, i organizuar kundër verdiktit të autoriteteve federale.

Gjykata Supreme njoftoi në një deklaratë se ka marrë një vendim ku e shpall antikushtetues referendumin e organizuar më 25 shtator 2017 në Kurdistanin irakian dhe duke anuluar tërësinë e rrjedhojave dhe rezultateve që vijuan më pas, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Anulimi i këtij konsultimi është kushti paraprak i dialogut të parashtruar nga Bagdadi, ndërsa Erbili refuzon komentet në lidhje me fitoren e bujshme të alternativës “po”.