Botë

Mugabe gati për dorëheqje

Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe, ka rënë dakord të jap dorëheqje.

Mugabe, ka përgatitur edhe letrën e dorëheqjes me kushtin që atij dhe gruas së tij Grace Mugabe, do t’i jepet imunitet i plotë, transmeton Koha.net.

Burime të larta qeveritare, kanë bërë të ditur për Reuters se Mugabe qysh të dielën ka rënë dakord për dorëheqjen e tij por se ka thënë se nuk dihen detaje për largimin e tij.

Rezidenca shtetërore është vendi ku Mugabe është mbajtur nën arrest shtëpie dhe ku janë zhvilluar negociata për largimin e tij.