Komisari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të udhëtojë nesër për vizitë dyditore në Shkup, për të parë përparimin në zbatimin e programit reformues të Qeverisë së Maqedonisë.
Sipas mediave lokale, Hahn do të zhvillojë takime me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi dhe liderët e partive parlamentare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizitën dyditore në Maqedoni, Hahn do ta përfundojë me një konferencë për media, ku do të bëjë vlerësimin e përparimit të programit reformues të Qeverisë me emrin "3-6-9", si dhe për bisedimet me përfaqësuesit politikë.
Hahn vizitën e tij në Shkup e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, pas takimit që pati gjatë kësaj jave me zëvendës kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani dhe shefin e diplomacisë maqedonase, Nikola Dimitrov në Bruksel.