Dy tërmete të forta goditën Ekuadorin, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa nuk ka raporte për vdekje apo lëndime në njerëz, njoftoi presidenti i vendit, Lenin Moreno.
Dridhja e parë me magnitudë prej 6.2 ballësh ka goditur vendin të premten, që u pasua nga një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 ballësh të shtunën, njoftoi instituti gjeofizik i vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEpiqendra e tërmetit të parë ishte rreth 20 kilometra në jug të qytetit të Guayaquil dhe i dyti goditi në jug më afër Balaos në një thellësi prej vetëm 8 kilometrash, raporton REL.
Tërmeti shkaktoi panik pasi banorët ikën nga shtëpitë e tyre në rrugë dhe spitalet u evakuuan.
Mësimet u anuluan në shumë shkolla.
Në vitin 2016-të, një termet prej 7.8 ballësh pati lënë të vdekur 671 persona, ndërsa kishte lënë të lënduar mijëra të tjerë.