Asnjë i lënduar nga zjarri masiv në New York

Asnjë i lënduar nga zjarri masiv në New York

18 nëntor 2017 08:16

Të paktën 100 zjarrfikës luftuan kundër një zjarri masiv që ka rënë në një ndërtesë banimi në Hamilton Heights mbrëmë, duke shpërndarë re të errëta të tymit që fluturojnë mbi Manhatan.

Zjarri nisi rreth orës 3 pasdite (me orën lokale) brenda ndërtesës gjashtë katëshe në 565 W. 144th St. pranë Broadway, dhe u përhap me shpejtësi edhe në blloqe të tjera pallatesh.

Dëshmitarët shpërndanë në rrjetet sociale video se si tymi i zi shihej nga qindra milje larg.

Njerëzit në zonë thonë se pjesët e fasadës së ndërtesës binin në tokë.

Policia ka kërkuar nga njerëzit të qëndrojnë larg.

“ABC” shkruan se deri më tani nuk është raportuar asnjë i lënduar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme