Ambasada e SHBA-së: Është vështirë e kuptueshme pse askush nuk u dënua për djegie

Ambasada e SHBA-së: Është vështirë e kuptueshme pse askush nuk u dënua për djegie

14 nëntor 2017 19:58

Ambasada e SHBA-së në Beograd ka shprehur sot habi, se në gjyqin për djegien e ndërtesës së kësaj ambasade në vitin 2008, asnjë prej të pandehurve nuk u dënua me burg.

Ambasada thotë se e mbështet sundimin e ligjit dhe kërkon përmbushjen e drejtësisë në këtë rast.

“Është e vështirë për të kuptuar se u deshën nëntë vjet për të arritur në vendimin e rastit, i cili është i lidhur me dëmtimin e pronës prej gati gjysmë milion dollarë, dhe me vdekjen e një personi, dhe se rezultati përfundimtar është se asnjë nga shtatë të akuzuarit, nga të cilat katër në prani të përfaqësuesve ligjorë pranuan se kanë marrë pjesë në shkelje të rënda, të mos dënohet me burg”, thuhet në deklaratën me rastin e gjykimit të sotëm të Gjykatës së Lartë në Beograd, shkruan KP.

Gjykata e Lartë në Beograd sot katër të akuzuarit për djegien e ambasadës amerikane në Beograd në vitin 2008, gjatë një proteste kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, i dënoi me kusht, ndërsa tre të akuzuarit tjerë u shpallën të pafajshëm.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme